Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Alternativat mjekësore të transfuzionit të gjakut

Alternativat mjekësore të transfuzionit të gjakut

SPECIALISTË të shquar nga 40 vende u mblodhën në Moskë më 20-22 maj 2011 për Kongresin e 60-të Ndërkombëtar Jubile të Shoqatës Evropiane për Kirurgjinë Kardiovaskulare dhe Endovaskulare. «Për mjekët, një ngjarje e këtyre përmasave është po aq e rëndësishme sa Olimpiada për sportistët»,—tha një gazetar i televizionit rus.

Të tria ditët e kongresit tërhoqi vëmendje të madhe një kënd me informacione për alternativat mjekësore të transfuzionit të gjakut. Tek ai kënd informacioni shërbyen pjesëtarë të Shërbimit të Informacioneve Shëndetësore të Dëshmitarëve të Jehovait. Atje mjekët kërkuan me etje qindra fletëpalosje, libra, DVD dhe artikuj mjekësorë për këtë argument të rëndësishëm. Kërkesa ishte e madhe sidomos për DVD-në që përmban videon me titull Strategjitë alternative të transfuzionit​—Të thjeshta, të sigurta, të efektshme. *

Te ky kënd informacioni shërbyen pjesëtarë të Shërbimit të Informacioneve Shëndetësore të Dëshmitarëve të Jehovait. Këtu mjekët kërkuan me etje qindra fletëpalosje, libra, DVD dhe artikuj mjekësorë

 Shumë mjekë që vizituan këndin e informacionit, ishin dakord se në praktikën kirurgjikale janë të nevojshme metodat për të pakësuar humbjen e gjakut. Një kirurg i zemrës nga Italia, i cili foli në kongres, tha se i njeh mirë Dëshmitarët e Jehovait dhe ka bërë rreth 70 operacione të suksesshme pa gjak te pacientët Dëshmitarë. Ai tha edhe se operacionet pa gjak janë krejt normale në klinikën e tij. Një profesor i Institutit Gjerman të Kardiologjisë në Berlin (Deutsches Herzzentrum Berlin) mori dy DVD, për vete dhe për një koleg. Ai tha para auditorit se kohët e fundit kishte operuar pa përdorur gjak një foshnjë që peshonte vetëm 2,5 kilogramë; madje në klinikën e tij u janë bërë operacione në zemër foshnjave që peshonin edhe më pak.

Operacionet e suksesshme pa gjak realizohen kur ndërthuren mirë ilaçet, pajisjet dhe metodat mjekësore e kirurgjike për të pakësuar humbjen e gjakut

Një muaj pas kongresit të Moskës, mjekë nga vende të ndryshme ndoqën Simpoziumin e Katërt të Belomorskit për Anesteziologët dhe Mjekët e Reanimacionit të Rajonit Veriperëndimor të Rusisë, që u zhvillua në qytetin e Arhangelskit. Shërbimi i Informacioneve Shëndetësore ngriti atje të njëjtin kënd informacioni, që sërish tërhoqi shumë vëmendje. Kur pa materialet e ekspozuara, një mjeke nga Shën-Pjetërburgu tha: «Ja, tamam ajo që na duhet!» Ajo shprehu keqardhjen që, thjesht nga forca e zakonit, disa kolegë të saj vazhdojnë t’u bëjnë transfuzione gjaku pacientëve që pësojnë djegie. Pastaj shtoi me entuziazëm: «Materialet tuaja do të ishin tepër të dobishme në konferencën për trajtimin e pacientëve me djegie, që po planifikohet të mbahet në Shën-Pjetërburg.»

Në mbarë botën, sa vjen e shtohet numri i mjekëve që i kuptojnë përparësitë e mjekësisë pa gjak dhe të kirurgjisë pa gjak. Koha do ta tregojë nëse një ditë këto do të jenë standardi i artë universal në mjekësi.

^ par. 3 Prodhuar nga Dëshmitarët e Jehovait.