Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Kemi nevojë që vuajtjet të marrin fund!

Kemi nevojë që vuajtjet të marrin fund!

Vuajtjet e Kios zunë fill kur i vranë të atin, ngaqë i la lopët të kullotnin në një arë me misër diku afër. Pastaj, e ëma dhe dy motra mbetën viktima të Kmerëve të Kuq të Kamboxhias. Më vonë, Kioja u gjymtua nga një minë dhe qëndroi 16 ditë në xhungël derisa i vajtën në ndihmë. U desh t’ia pritnin këmbën. Kioja thotë: «S’e doja më jetën.»

NDOSHTA keni vërejtur se vuajtjet i bien kujtdo pa dallim. Katastrofat natyrore, sëmundjet e probleme të tjera shëndetësore, krimet e dhunshme e tragjedi të tjera prekin këdo, kudo dhe kurdo. Organizatat humanitare janë munduar me mish e me shpirt t’i parandalojnë ose të paktën t’ua lehtësojnë vuajtjet njerëzve. Por çfarë kanë arritur?

Le të ndalemi në një fushë—beteja kundër urisë. Sipas gazetës Toronto Star, katastrofat natyrore kanë lënë mjaft njerëz pa strehë e pa ushqim. Mirëpo, siç njofton gazeta, «përpjekjet e organizatave që punojnë për të lehtësuar urinë i pengon dhuna në rritje».

Autoritetet në fushën politike, sociale e mjekësore kanë bërë çmos të lehtësojnë vuajtjet, por rezultatet kanë qenë zhgënjyese. Programet për t’i dhënë shtysë rritjes ekonomike nuk e kanë zhdukur varfërinë. Vaksinat, ilaçet dhe teknikat e përparuara kirurgjikale nuk i heqin dot gjithë sëmundjet. Forcat që ruajnë rendin e paqen vështrojnë të pafuqishme ndërsa krimet e dhunshme vazhdojnë e madje shtohen.

Pse ka kaq shumë vuajtje? A interesohet Perëndia për atë që po heqin njerëzit? Siç do ta shohim, miliona janë ngushëlluar nga përgjigjet që u jep Bibla këtyre pyetjeve.