Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A mund të shpëtohet martesa jote?

A mund të shpëtohet martesa jote?

Të zotët e shtëpisë e dinë se ajo është në gjendje të mjerueshme, por kanë vendosur ta restaurojnë.

A DËSHIRON të veprosh njësoj me martesën? Nëse po, nga t’ia nisësh? Provo sugjerimet e mëposhtme.

 1 Merr një vendim.

Bini dakord si çift që të punoni së bashku për të pasur sërish paqe në martesë. Provoni t’i shkruani vendimet në letër. Kur angazhoheni që të dy, shpëtimi i martesës bëhet punë skuadre.Eklisiastiu 4:9, 10.

 2 Përcakto problemin.

Çfarë ndikoi për keq në martesën tënde? Shkruaj në një fjali çfarë mendon se mungon ose çfarë dëshiron të ndryshojë. (Efesianëve 4:22-24) Kuptohet, bashkëshorti mbase mendon një problem tjetër nga ç’ke shkruar ti.

 3 Vër një synim.

Si dëshiron të jetë martesa pas gjashtë muajsh? Çfarë përmirësimesh dëshiron të shohësh konkretisht? Shkruaji synimet. Kur ke një ide të qartë për atë që të duhet në martesë, synimi arrihet më kollaj.1 Korintasve 9:26.

 4 Zbato këshillat biblike.

Pasi ke përcaktuar problemin dhe ke vendosur përmirësimet që dëshiron të bësh, drejtohu te Bibla për këshilla. Parimet e saj s’njohin kohë dhe gjithnjë sjellin rezultat.(Isaia 48:17; 2 Timoteut 3:17) Për shembull, Bibla të nxit ty dhe bashkëshortin që të falni. Ajo thotë se ‘është gjë e bukur të kapërcesh shkeljet’.Proverbat 19:11; Efesianëve 4:32.

Edhe sikur në fillim të të duket se përpjekjet po shkojnë kot, mos u dorëzo! Në librin Argument pro martesës tregohen rezultatet optimiste të një studimi dhe thuhet: «E vërteta është befasuese: 86 për qind e njerëzve që nuk heqin dorë edhe pse janë të palumtur në martesë, shohin se pas pesë vjetësh janë më të lumtur në martesë.» Edhe për çiftet që e quanin veten shumë të palumtur pati një pikë kthese.

Mbase e njëjta gjë do të ndodhë me ty. Botuesit e kësaj reviste, Dëshmitarët e Jehovait, kanë parë se Bibla ka parime praktike për çiftet. Për shembull, shumë martesa përmirësohen kur bashkëshortët janë mirëdashës e zemërdhembshur dhe e falin njëri-tjetrin bujarisht. Gratë kanë mësuar sa vlerë ka të shfaqin një ‘frymë të qetë e të butë’, kurse burrat kanë provuar sa dobi ka kur nuk zemërohen hidhtas me to.1 Pjetrit 3:4; Kolosianëve 3:19.

Këto parime nga Shkrimet japin rezultat, sepse Autori i Biblës, Perëndia Jehova e krijoi vetë martesën. Përse të mos i pyesësh Dëshmitarët e Jehovait për më shumë informacione se si mund ta ndihmojë Bibla martesën tënde? *

^ par. 14 Për t’i ndihmuar familjet, Dëshmitarët e Jehovait kanë botuar librin me 192 faqe Sekreti i lumturisë familjare. Për më shumë informacion, shkruaju botuesve në adresën e duhur që gjendet në faqen 5 të kësaj reviste.