PAMJA
Tekst
Imazh

Shkarko:

  1. 1. Po, për mua sa shum’ ti ke bër’.

    Më e dashur nuk ke se si të jesh.

    Por k’to fjal’ më kan’ therur sot kaq thell’.

    Ja pse po derdh un’ lot, kuptoj.

    Ngjarjet s’jan’ më si kan’ qen’.

    (REFRENI)

    Ende pa rën’ ky diell në gjum’,

    paqja le të rrjedh’ mes nesh si lum’.

    Le të shkoj’ çdo gjë që tham’.

    «Të lutem, më fal!

    Motër të kam, motër më ke.»

  2. 2. S’ësht’ e leht’ të shkojm’ gjithmon’ mir’ bashk’.

    Zemërimi të shkat’rron, besomë.

    Gjej pastaj arsyen që të fal;

    tani kuptoj se ç’duhet bër’:

    të harroj, mos ta kujtoj.

    (REFRENI)

    Ende pa rën’ ky diell në gjum’,

    paqja le të rrjedh’ mes nesh si lum’.

    Le të shkoj’ çdo gjë që tham’.

    «Të lutem, më fal!

    Të kam vëlla, më ke vëlla.»

    (URA)

    Asnjë gjë që lam’ pas, s’mund të na ndaj’ se dashuria na lidh ngusht’.

    Borxhe s’ka më, pra fal dhe harro.

    K’shtu tamam jan’ miqt’ e vërtet’.

    (REFRENI)

    Ende pa rën’ ky diell në gjum’,

    paqja le të rrjedh’ mes nesh si lum’.

    Le të shkoj’ çdo gjë që tham’.

    «Të lutem, më fal!»

    Në zemër buron, ja ku fillon.

    Me dashuri ta falim njëri-tjetrin.