PAMJA
Tekst
Imazh

Shkarko:

  1. 1. Po dëgjojm’ zogjt’ të këndojnë,

    teksa ecim në lugin’.

    Qiellin ret’ e pikturojnë

    edhe dielli ëmbël sot po ndrin.

    Mir’presim miqt’ e dashur,

    edhe syve s’u besojm’.

    Po shijojm’ k’të bot’ të re,

    në prag parajsa ishte.

  2. 2. Një shtëpi shoh lart në kodër

    dhe një tjetër në lugin’.

    Pran’ mullirit po këndojnë

    e përroi rrjedh e gurgullin.

    Të artat fusha presin,

    për t’u korrur nga ti Jah.

    Po shijojm’ k’të bot’ të re,

    në prag parajsa ishte.

    (URA)

    Sa bukur ësht’ kur ndajm’ me miqt’,

    ato që ne shpresonim shum’.

    Tani çdo breng’ dhe lot u zhduk,

    ësht’ bot’ e re me jet’ pa fund.

  3. 3. Po ndiej flladin e pranverës,

    edhe zemra po gëzon.

    Po të pres ty bij’ e dashur,

    e përsosur kjo dit’ po agon.

    Jehova faleminderit,

    për kujdesin që tregon.

    Çdo bekim që po gëzoj,

    te pragu po na priste.

    (URA)

    Me buzëqeshje çdo dit’ them:

    «Ësht’ mrekulli të jesh mes nesh.»

    Kam koh’ që pres dhe ëndërroj,

    të t’kem në krah e t’përqafoj.

  4. 4. Pres se ësht’ te pragu,

    ajo bot’ që dëshiroj.

    Ësht’ premtim nga Jehovai,

    garanci ësht’ se e thot’ ai.

    Kur mendoj për k’to premtime,

    zemra s’mund të më lëshoj.

    Po e pres un’ atë dit’,

    se në prag ësht’ parajsa.