PAMJA
Tekst
Imazh

Shkarko:

  1. 1. Prit, ndalu e shiko,

    një bised’ fillo

    e pas ekranit, jo, mos u fikso.

    Ti e di, kjo jet’ s’ofron veç kaq,

    thjesht friend requests dhe like.

    Ende ke shum’ gjëra për të par’. Prandaj,

    ti mos vazhdo t’i shohësh gjërat thjesht në sipërfaqe.

    Ke nevojë për friends offline, më beso.

    (REFRENI)

    Ngriji syt’

    dhe shiko,

    vetëm s’je!

    Shiko ç’familje fantastike ke.

    Më dëgjo.

    A e di

    që dhe ti

    bën pjes’ në të? Hiq celularin dhe shiko!

  2. 2. Prit, ndalu dhe dallo

    miqt’ kur kan’ nevoj’.

    Me celularin, jo, mos i ndërro.

    Pse s’kërkon një mik të vertet’,

    të jet’ besnik përjet’

    dhe Jehovain mik përher’ ta ket’? Prandaj,

    që të arrish të gjesh miq, mos shih veç në sipërfaqe.

    Ke nevoj’ për friends offline, më beso.

    (REFRENI)

    Ngriji syt’

    dhe shiko,

    vetëm s’je!

    Shiko ç’familje fantastike ke.

    Më dëgjo.

    A e di

    që dhe ti

    bën pjes’ në të? Hiq celularin dhe shiko!

    (INTERLUD)

    Hiq celularin dhe shiko!

    (URA)

    Mos u gënje leht’.

    Çfar’ ti sheh, ësht’ mbase fakt, por mund të jet’ sajes’.

    Ka shum’ rreziqe online.

    Më mir’ shkëputu, rri offline, shiko dhe shijoje momentin.

  3. 3. Hiq, hiq smartfonin tënd.

    S’të lë që të shikosh

    si të arrish që jetën ta shijosh.

    Shih, prek, dëgjo, shijo.

    Çdo gjë që të pëlqen,

    gjithnjë ke patur pran’. Ndaj tani përpiqu

    të kuptosh se celulari është thjesht sipërfaqja.

    Ti ke kaq shum’ friends offline, më beso.

    (REFRENI)

    Ngriji syt’

    dhe shiko,

    vetëm s’je!

    Shiko ç’familje fantastike ke.

    Më dëgjo.

    A e di

    që dhe ti

    bën pjes’ në të? Hiq celularin dhe shiko!

    Veç shiko,

    vetëm s’je!

    Shiko ç’familje fantastike ke.

    Më shiko.

    A e di

    që dhe ti

    bën pjes’ në të? Hiq celularin dhe shiko!