PAMJA
Tekst
Imazh

Shkarko:

  1. 1. Në qiell i ngrinin syt’,

    se frikën kishin virtyt.

    Me përnderim për ty At’,

    se u dhe dashuri të pamat’.

    Emrin tënd ti u dhe.

    Mbret’rin njoftoni u the.

    Po ruhej për kohën ton’,

    kjo Fjalë që udhën na e tregon.

    Të donin me gjith’ shpirt.

    Prandaj, me miratim, u the

    ta shkruanin dhe fort’ ta mbrojn’.

    Të gjith’ zërin të ta dëgjojn’.

    (REFRENI)

    Do t’mbetet gjithmon’ kjo Fjal’,

    që na dhe, o Jehova.

    Lajmi i mir’ që dhe, ësht’ si ajër për ne.

    Krahasim Fjala jote nuk ka.

  2. 2. Po, çdo gjë që bëjnë armiqt’ e tu,

    të heshtësh s’të bën’ dot.

    Se kush e do kaq shum’ k’të Fjal’,

    mban integritetin të plot’.

    Kur Biblën donin që ta ndalnin,

    ata dhe jetën e kan’ dhën’.

    Kaq shum’ kishin besim, dhan’ dëshmi me guxim.

    Prandaj k’të Fjal’ e kemi sot.

    (REFRENI)

    Po, do të mbetet gjithmon’ kjo Fjal’,

    që na dhe, o Jehova.

    Lajmi i mir’ që dhe, ësht’ si ajër për ne.

    Krahasim Fjala jote nuk ka.

  3. 3. Emrin tënd Jehova na tregove,

    e në Bibël duket qart’.

    Mbetet emri që ke,

    do të bëhet si the.

    Ndaj përher’, o At’ të lëvdoj.

    (REFRENI)

    Do të mbetet gjithmon’ kjo Fjal’,

    që na dhe, o Jehova.

    Lajmi i mir’ që dhe, ësht’ si ajër për ne.

    Krahasim Fjala jote nuk ka,

    çdo dit’ në jet’.