PAMJA
Tekst
Imazh

(Veprat 20:20)

  1. 1. Në çdo shtëpi e në çdo der’

    një lajm të mir’ po çojm’.

    Në çdo qytet dhe në çdo fshat

    ne «delet» i ndihmojm’.

    Përhapet në gjith’ tokën mbar’

    ky lajm për Mbretërin’.

    Çdo i krishter’, i ri a plak,

    po ndjek mir’ Zotërin’.

  2. 2. Në çdo shtëpi e në çdo der’

    njoftojm’ për një shpëtim,

    që vjen për kë zgjedh të thërras’

    drejt Atit me besim.

    Por, si mund ta thërrasin Jah

    kur emrin nuk ia din’?

    Ndaj emrin e shenjt’: Jehova,

    e çojm’ në çdo shtëpi.

  3. 3. Pra, der’ më der’ të lajmërojm’

    gjithkënd për Mbretërin’.

    Pranojn’ a jo, në dor’ e kan’

    të njohin Perëndin’.

    Të paktën, emrin «Jehova»

    në çdo shtëpi tregojm’.

    Të gjitha «delet» do t’i gjejm’,

    nëse me zell vazhdojm’.

(Shih edhe Vep. 2:21; Rom. 10:14.)