PAMJA
Tekst
Imazh

(Psalmi 91)

  1. 1. Je, o At’, streha ime,

    te ti kam shum’ besim.

    Qëndroj nën hijen tënde

    i sigurt, Ati im.

    Kë ësht’ besnik, gjithnjë e mbron,

    ndaj zemra ime të beson.

    I drejt’ dhe shum’ besnik je.

    Je kalaja ku gjej shpëtim.

  2. 2. Shum’ s’duan strehën tënde,

    ndaj bota i rrënon,

    por ti, Jah, zemërbutët

    jo kurr’ nuk i harron.

    Nuk kam pse dridhem un’ me frik’,

    ti më largon nga çdo rrezik.

    Qëndroj nën strehën tënde,

    se me krahët e tu më mbron.

  3. 3. Ky vel i errësirës

    që botën e mbulon,

    po na thur gracka pa fund,

    por Ti gjithnjë na mbron.

    Asgjë nuk na shkakton panik,

    ndaj hapat hedhim ne pa frik’.

    Gjejm’ streh’ te Jehovai,

    përher’ mbrojtje na siguron.