PAMJA
Tekst
Imazh

(Hebrenjve 13:15)

  1. 1. Çfar’ ndien kur predikon

    dhe me zell për Jah dëshmon,

    kur përpiqesh të ndihmosh,

    të butët t’i shpëtosh?

    Bëjm’ më të mirën ton’

    e më pas Jah i ndihmon.

    Jehovai zemrat sheh,

    kë ësht’ i prirur njeh.

    (REFRENI)

    Sa lumturi ndien zemra jon’

    kur Jehovain e lëvdon.

    Gjithçka të shtrenjt’ ne ia dhurojm’,

    që zemrën t’ia gëzojm’.

  2. 2. Çfar’ ndien kur predikon

    dhe prek zemrat që mëson,

    çfar’ premton Jah të shijojn’

    dhe jetën ta fitojn’?

    Dhe pse disa s’dëgjojn’

    e të tjer’ na kundërshtojn’,

    me gëzim ne prap’ dëshmojm’

    dhe emrin ia lartojm’.

    (REFRENI)

    Sa lumturi ndien zemra jon’

    kur Jehovain e lëvdon.

    Gjithçka të shtrenjt’ ne ia dhurojm’,

    që zemrën t’ia gëzojm’.

  3.  3. Çfar’ ndien kur predikon,

    kur Jah veprën të beson,

    kur e di që të rri pran’

    e të mbështet gjithmon’?

    Ësht’ nder të predikojm’,

    me guxim e hir dëshmojm’.

    Pa vones’ të lajmërojm’,

    të butët t’i ndihmojm’.

    (REFRENI)

    Sa lumturi ndien zemra jon’

    kur Jehovain e lëvdon.

    Gjithçka të shtrenjt’ ne ia dhurojm’,

    që zemrën t’ia gëzojm’.