PAMJA
Tekst
Imazh

(Psalmi 98:1)

  1. 1. Këndojm’ së bashku një këng’ për fitoren.

    Kjo këng’ Sovranin po e madhëron.

    Ajo jep shpres’, besnik’ na nxit të jemi.

    Le të këndojm’ se Mbreti ësht’ në fron.

    (REFRENI)

    Së bashku, Jah të adhurojm’!

    Jezuin Mbret le ta njoftojm’!

    Për Mbretërin’ këtë këng’ e mësofshim!

    O Jehova, me këng’ ty të lëvdojm’!

  2. 2. Për Mbretërin’ një këng’ e re këndohet.

    Sot Jezu Krishti po qëndron në fron.

    Ësht’ parathën’ dhe lindja e një kombi,

    që bashk’ me Krishtin do të mbretërojn’.

    (REFRENI)

    Së bashku, Jah të adhurojm’!

    Jezuin Mbret le ta njoftojm’!

    Për Mbretërin’ këtë këng’ e mësofshim!

    O Jehova, me këng’ ty të lëvdojm’!

  3. 3. Nga të përulurit kjo këng’ këndohet.

    Ka fjal’ të qarta, një mesazh të ngroht’.

    Kudo në tok’ të butët e mësuan,

    dhe ftojn’ këdo, njësoj si kënga thot’:

    (REFRENI)

    Së bashku, Jah të adhurojm’!

    Jezuin Mbret le ta njoftojm’!

    Për Mbretërin’ këtë këng’ e mësofshim!

    O Jehova, me këng’ ty të lëvdojm’!