PAMJA
Tekst
Imazh

(Veprat 4:29)

  1. 1. Emrin tënd e bëjm’ të njohur,

    Mbretërin’ e lajmërojm’,

    për këtë ndaj nesh po shpifin,

    kundërshtime përballojm’.

    Ty të bindemi, o Jah,

    ndaj frik’ askush nuk na shkakton.

    Bëjm’ kërkes’: «Na jep frymën tënde.»

    Jehova, dëgjo lutjen ton’!

    (REFRENI)

    Na ndihmo, pa frik’ të themi

    Fjalën tënde plot guxim,

    që dëshmi t’i japim botës

    me kurajë dhe besim!

    Dita jote shpejt do të vij’!

    Derisa ajo të mbërrij’,

    na ndihmo, dëshmi të japim,

    ësht’ lutja jon’!

  2.  2. Edhe pse mund të frik’sohem,

    nuk harron që pluhur jam.

    Jehova, ti e mban fjalën,

    përkrah meje ty të kam!

    Shih, të lutem, çdo rrezik

    kur gjendem nën persekutim.

    Më ndihmo që të shkoj përpara

    ndërsa flas për ty me guxim!

    (REFRENI)

    Na ndihmo, pa frik’ të themi

    Fjalën tënde plot guxim,

    që dëshmi t’i japim botës

    me kurajë dhe besim!

    Dita jote shpejt do të vij’!

    Derisa ajo të mbërrij’,

    na ndihmo, dëshmi të japim,

    ësht’ lutja jon’!