PAMJA
Tekst
Imazh

(Hebrenjve 6:1)

  1. 1. Përparo, përparo, ec drejt pjekuris’!

    E vërteta kudo përmes teje le të shndris’.

    Në shërbim bëj përpjekje drejt cilësis’

    dhe te Jah mbështetu ti.

    Ndërsa merr pjes’ me zell në shërbim,

    Krishtin ndjek ti kështu me besim.

    Kur qëndron me Jah, nuk njeh asnjë dështim.

    I patundur do të jesh.

  2. 2. Përparoj, përparoj, me guxim dëshmoj.

    Lajmin e mir’ me zell te çdo lloj njeriu çoj.

    Perëndin’, Mbretin tim, dua ta lëvdoj

    tek dëshmoj un’ der’ më der’.

    Kur i ligu do të më frik’soj’,

    nuk më spraps, i vendosur vazhdoj.

    Lajmin për Mbretërin’ e Jah po njoftoj.

    Të vërtetën predikoj.

  3.  3. Përparojm’, përparojm’, drejt përpara shkojm’.

    Aftësit’ i zhvillojm’

    që shum’ njerëz të ndihmojm’.

    Të na prij’ frym’ e shenjt’, kurdoher’ lejojm’.

    Shum’ gëzim nga Jah provojm’.

    Për të gjith’ shfaqim shum’ dashuri.

    Prekim zemrat kur shkojm’ përsëri.

    Që të bëjn’ përparim, po ngulmojm’ tani.

    Le të ndrij’ qart’ drit’ e Jah.