PAMJA
Tekst
Imazh

(Mateu 16:24)

  1. 1. Ësht’ Jah që na ka tërhequr drejt Krishtit Mbret.

    Të jemi dishepuj ne përjet’.

    Jehovai ësht’ në fron.

    E vërteta na ndriçon,

    sjell besim në zemrën ton’.

    Më veten s’e kemi pron’.

    (REFRENI)

    Ndaj Jah jemi të kushtuar, ësht’ zgjedhja jon’.

    Me Jah dhe Jezuin gëzojm’ gjithmon’.

  2. 2. Të gjith’ para Jehovait me lutje vijm’.

    Shërbim do t’i bëjm’ përher’ atij.

    Oh, ç’gëzim të madh provojm’

    në shërbim kur predikojm’.

    Emrin e Jah e lartojm’,

    për Mbretërin’ po dëshmojm’.

    (REFRENI)

    Ndaj Jah jemi të kushtuar, ësht’ zgjedhja jon’.

    Me Jah dhe Jezuin gëzojm’ gjithmon’.