Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 KËNGA 47

Çdo ditë të lutem, o Jah!

Zgjidh një regjistrim audio
Çdo ditë të lutem, o Jah!
PAMJA

(1 Selanikasve 5:17)

  1. 1. O Jehova, o Dëgjuesi im!

    Emrin tënd mbaj, kjo më sjell shum’ nderim.

    E zbraz un’ zemrën, çdo gjë të tregoj,

    se të kam mik, ndaj përher’ të besoj.

    Çdo dit’ të lutem, o Jah!

  2. 2. Faleminderit, Jah, që më jep jet’!

    Falje kërkoj, njëlloj siç fal un’ vet’.

    Çdo gjë rrëfej, se besim kam te ti.

    Jam veçse pluhur, këtë ti e di.

    Çdo dit’ të lutem, o Jah!

  3. 3. Lutem, o Jah, kur probleme më vijn’.

    Pran’ më qëndron, se ti je Ati im.

    Mbrojtje e ndihm’ un’ përher’ të kërkoj.

    Jo, nuk kam frik’, për çdo gjë të besoj.

    Çdo dit’ të lutem, o Jah!