PAMJA
Tekst
Imazh

(Psalmi 19:14)

  1. 1. Në zemër kur un’ meditoj,

    mendimet kur mir’ i peshoj,

    të këndshme qofshin për ty, Jah!

    Në udhën tënde të qëndroj.

    Kur ankthi mendjen të ma mbyt’,

    dhe natën të më sjell’ trishtim,

    për ty, o Jah, të meditoj

    e për çdo gjë që sjell çlirim.

  2. 2. Ç’ësht’ e dëlir’ dhe e vërtet’,

    dhe çdo virtyt që Jah përcjell,

    madje, çdo gjë që flitet mir’,

    në mendjen time paqe sjell.

    Mendimet që ke, çmim nuk kan’,

    jo, kurr’ nuk matet dot kjo vler’.

    Ato gjithnjë le t’i mendoj.

    T’i mbaj përbrenda, po, përher’.