PAMJA
Tekst
Imazh

(Psalmi 55)

  1. 1. Jehova, të përgjërohem,

    lutjen time ma dëgjo.

    Ti e ndien se sa po vuaj,

    të mos kem frik’, më ndihmo.

    (REFRENI)

    Hidhja barrën Jehovait,

    të mbështet, ndaj beso te ky mik.

    Asnjëher’ nuk të lë vetëm,

    Jehovai ësht’ besnik.

  2. 2. Ah, sikur pëllumb të isha

    që me krah’ të fluturoj,

    larg rrezikut do të shkoja,

    prej armiqve të shpëtoj.

    (REFRENI)

    Hidhja barrën Jehovait,

    të mbështet, ndaj beso te ky mik.

    Asnjëher’ nuk të lë vetëm,

    Jehovai ësht’ besnik.

  3. 3. Shpirtin ti ma ngushëllon,

    Jah, më sjell paqe, qetësi.

    Më ndihmo që ta mbaj barrën,

    se ti, At’, je dashuri.

    (REFRENI)

    Hidhja barrën Jehovait,

    të mbështet, ndaj beso te ky mik.

    Asnjëher’ nuk të lë vetëm,

    Jehovai ësht’ besnik.