PAMJA
Tekst
Imazh

(Isaia 2:2-4)

  1. 1. Ngriji syt’ dhe shiko.

    Më lart se çdo kodër shih

    malin e Jehovait;

    më të lart’ tjetër s’ka.

    Popujt vijn’ nga shum’ larg,

    nga çdo vis e nga çdo an’.

    Njëri-tjetrin thërrasin,

    që shërbim t’i bëjn’ Jah.

    Erdhi koha tani,

    që i vogli një komb mund të jet’.

    Ndërsa rritemi shum’,

    na dhuron Jah drejtim të vërtet’.

    Te Jah me mij’ra vijn’,

    e pranojn’ që ësht’ Sovran.

    Besnik’ premtojn’ të jen’

    dhe në krah të tij qëndrojn’.

  2.  2. Krishti na urdhëron,

    që të shkojm’ të predikojm’.

    Lajmin e mir’ për Mbretërin’,

    kushdo ta dëgjoj’.

    Krishti po mbretëron,

    që ta ndjekim, po na fton.

    Zërin dëgjon i buti,

    Biblën lë ta drejtoj’.

    Oh, ç’gëzim që po ndiejm’!

    Rritjen populli i Jah vazhdon.

    Që të njohin mir’ Jah,

    ne të gjith’ le të bëjm’ pjesën ton’.

    Zërat le t’i lartojm’,

    që të gjith’ mund të dëgjojn’:

    eja në malin e Jah,

    që përher’ të qëndrosh!