PAMJA
Tekst
Imazh

(Zbulesa 11:15)

  1. 1. Birin e Jah të lëvdojm’,

    se Mbretërin’ po drejton.

    Guri i qoshes ësht’ Mbret në Sion.

    Zërat të gjith’ t’i bashkojm’,

    me këng’ për Jah të gëzojm’.

    Krishti Jezu

    si Shpëtimtar ësht’ vën’ në fron.

    (REFRENI)

    Çfar’ do të vij’ nga Mbretëria?

    Vjen drejtësia e vërtet’.

    Çfar’ tjetër vjen nga Mbretëria?

    Jeta, gëzimi i përjet’.

    Si Sovran të lavdërojm’ Jah,

    dashuria të përket.

  2. 2. Krishti tani mbretëron.

    Harmagedoni afron.

    Bota e Djallit shpejt nuk do të jet’.

    Ësht’ stina për predikim,

    të çojm’ të tjer’ në shpëtim.

    Ndaj çdo i but’

    le të vendos’, se Jah e pret.

    (REFRENI)

    Çfar’ do të vij’ nga Mbretëria?

    Vjen drejtësia e vërtet’.

    Çfar’ tjetër vjen nga Mbretëria?

    Jeta, gëzimi i përjet’.

    Si Sovran të lavdërojm’ Jah,

    dashuria të përket.

  3.  3. Shum’ vler’ ka Krishti si Mbret.

    E çmojm’ ne me të vërtet’.

    Përfaqëson Jah, prandaj e nderojm’.

    Me përgjërim po kërkojm’

    që Jah të na miratoj’.

    Dita po vjen,

    të mbretëroj’ mbi tokën mbar’!

    (REFRENI)

    Çfar’ do të vij’ nga Mbretëria?

    Vjen drejtësia e vërtet’.

    Çfar’ tjetër vjen nga Mbretëria?

    Jeta, gëzimi i përjet’.

    Si Sovran të lavdërojm’ Jah,

    dashuria të përket.