PAMJA
Tekst
Imazh

(Zbulesa 21:1-5)

  1. 1. Nga «shenjat e kohës» ësht’ bër’ kaq e qart’,

    se Krishti si Mbret po drejton nga lart.

    U hodh Djalli posht’, u pastruan qiejt.

    Vullneti i Jah mbi tok’ u bëft’ shpejt.

    (REFRENI)

    Gëzojm’ se me ne Jah qëndron

    dhe tenda e tij na mbulon.

    S’ka më as lot, as pikëllime, jo,

    as vdekje e as hidhërime, jo!

    ‘Se, un’ po bëj çdo gjë të re!’, thot’ Jah.

    Më shum’ siguri nuk ka!

  2. 2. Kushdo Jerusalemin e Ri vështron,

    ësht’ nusja e Qengjit që vezullon.

    Ka vën’ gur’ të çmuar si zbukurim,

    lavdia e Jah ësht’ për të ndriçim.

    (REFRENI)

    Gëzojm’ se me ne Jah qëndron

    dhe tenda e tij na mbulon.

    S’ka më as lot, as pikëllime,

    as vdekje e as hidhërime!

    ‘Ja, un’ po bëj çdo gjë të re!’, thot’ Jah.

    Më shum’ siguri nuk ka!

  3. 3. Të gjith’ në qytetin e shenjt’ ëndje kan’.

    Ai portat hapur përher’ i mban.

    Me dritën e tij kombet i drejton

    dhe çdo shërbëtor po e pasqyron.

    (REFRENI)

    Gëzojm’ se me ne Jah qëndron

    dhe tenda e tij na mbulon.

    S’ka më as lot, as pikëllime,

    as vdekje e as hidhërime!

    ‘Ja, un’ po bëj çdo gjë të re!’, thot’ Jah.

    Më shum’ siguri nuk ka!