PAMJA
Tekst
Imazh

(Psalmi 2:12)

  1. 1. Shum’ njerëz nga çdo komb

    e nga çdo fis sot po takohen.

    Me të mirosurit dhe Krishtin

    që të gjith’ bashkohen.

    Se Krishti në qiell mbretëron,

    vullnetin e Jah plotëson.

    Një shpres’ shum’ të çmuar na dhuron,

    ndaj të gjith’ po ngushëllohen.

    (REFRENI)

    Të lëvdojm’, o Jehova, dhe Birin tënd

    se ësht’ Zotëri, Mbret i mbretërve.

    Me gëzim përkulemi para tij,

    njëzëri ne e lëvdojm’.

  2. 2. E përnderojm’ shum’ Krishtin Mbret,

    me britma ngazëllimi.

    Ky Princ i Paqes bën ç’thot’ Jah,

    e ne na vjen shpëtimi.

    Mendojm’ gëzimin që na pret:

    në tok’ më frik’ nuk do të ket’.

    Të vdekurit, Krishti sjell në jet’.

    Më në fund koh’ ngazëllimi!

    (REFRENI)

    Të lëvdojm’, o Jehova, dhe Birin tënd

    se ësht’ Zotëri, Mbret i mbretërve.

    Me gëzim përkulemi para tij,

    njëzëri ne e lëvdojm’.