PAMJA
Tekst
Imazh

(Zbulesa 21:1-5)

  1. 1. Përfytyro një bot’ të re.

    Aty je ti, jam dhe un’, të gjith’ ne.

    Imagjino ç’do të provosh,

    të kesh liri, paqe të gëzosh!

    Asnjë i lig më nuk fiton,

    Jah ësht’ Sovran, ndaj kurr’ nuk dështon.

    Shiko, para teje ësht’ toka e re!

    Un’ bashk’ me ty zërin

    në një këng’ do ta ngre.

    (REFRENI)

    Sovran Jehova, ke bër’ mrekulli!

    Me Birin tënd çdo gjë rinove ti.

    Kjo këng’ më tej vërshon, sepse zemra gufon.

    Lavdia, nderimi, çdo lavd ty të takon.

  2.  2. Përfytyroj un’ atë bot’:

    të gjith’ së bashku shijojm’ jet’ të plot’.

    Çdo gjë që shoh dhe që dëgjoj,

    nuk më ngjall frik’, qetësi gëzoj.

    Gjithçka u bë siç tha Ai,

    po shtrin dhe tendën mbi çdo njeri.

    Tani Jah po zgjon kë në vdekje po fle,

    që zërat të ngren’

    mirënjohës bashk’ me ne.

    (REFRENI)

    Sovran Jehova, ke bër’ mrekulli!

    Me Birin tënd çdo gjë rinove ti.

    Kjo këng’ më tej vërshon, sepse zemra gufon.

    Lavdia, nderimi, çdo lavd ty të takon.