PAMJA
Tekst
Imazh

(1 Pjetrit 2:21)

  1. 1. O Jah, vërshoi nga ti

    një lum’ me dashuri

    kur Birin e shtrenjt’ për ne e dhurove.

    Jezui si njeri,

    me shembullin e tij

    të dha ty, o At’, shkëlqim e lavdi.

  2. 2. Për Biblën, Krishti tha:

    ‘Si buk’ ësht’ Fjal’ e Jah.’

    Shum’ mençuri e gjykim prej saj mori.

    Si skllav u bind ai

    dhe gjeti lumturi,

    se Jehovait i solli gëzim.

  3. 3. Modelin Krishti la,

    lavdi t’i japim Jah,

    ndaj gjurmët e tij përher’ le t’i ndjekim.

    Kur Krishtin imitojm’

    çdo dit’ në jetën ton’,

    kjo Jehovain në zemër gëzon.