Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 KËNGA 117

Cilësia e mirësisë

Zgjidh një regjistrim audio
Cilësia e mirësisë
PAMJA

(2 Kronikave 6:41)

  1. 1. Jehova, përher’ i mir’ je,

    Perëndi i mirësis’.

    Na bekon çdo dit’ të jetës,

    je burim i shenjtëris’.

    Sa mëshir’ dhe miratim jep,

    më shum’ se çfar’ meritojm’.

    Je i denj’ të adhurohesh,

    ndaj shërbimin të ofrojm’.

  2. 2. Mirësin’ e Jehovait

    në çdo gjë e pasqyrojm’.

    E tregojm’ me fjal’ e vepra

    dhe kur lajmin predikojm’.

    Përmes Biblës dhe barinjve,

    mirësi po na tregon.

    Që të bëjm’ gjithmon’ të mirën,

    fryma jote na ndihmon.

  3. 3. U tregojm’ kujdes të dashur

    tër’ atyre në besim.

    Ndërsa bëjm’ vepra të mira,

    ti, o Jah, na jep bekim.

    Në familje dhe me fqinjët,

    si dhe në kongregacion,

    që të shfaqim mirësi, At’,

    fryma jote na ndihmon.