Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 KËNGA 107

Modeli hyjnor i dashurisë

Zgjidh një regjistrim audio
Modeli hyjnor i dashurisë
PAMJA

(1 Gjonit 4:19)

  1. 1. Kur rri e mendoj se ç’ësht’ dashuria,

    për ty Jah meditoj.

    Modelin më dhe në fjal’ e në vepra,

    si dashurin’ ta pasqyroj.

    Me gjakun e Krishtit, o At’, më bleve.

    Nga kthetrat e vdekjes shpejt më rrëmbeve.

    Më dhe dashuri kur Birin s’kurseve.

    Ja ç’do të thot’ të kesh dashuri.

  2. 2. Kur Jah imitojm’, vëllezërit duam.

    U tregojm’ dashuri.

    Kujdes e merak nga zemra u shfaqim,

    pa bër’ dallim, me mirësi.

    Kush s’ka dashuri, s’e njeh Jehovain.

    Kur s’duam vëllan’, s’mund të duam Atin.

    Dhe kur na lëndojn’, nga zemra ne falim

    me dashuri, me shum’ dashuri.

  3. 3. Modeli hyjnor na bën një familje,

    unitet sjell vërtet.

    Një ftes’ shum’ të ngroht’ na bën Perëndia:

    ‘Eja, gëzo vëllazërin’!’

    Fal’ frymës së shenjt’ që jep Perëndia,

    provon unitet gjith’ vëllazëria.

    Një lidhje e fort’ ësht’ vet’ dashuria.

    Udha e Jah ësht’ veç dashuri.