PAMJA
Tekst
Imazh

(1 Gjonit 4:7, 8)

  1. 1. Dashuri ësht’ Perëndia

    dhe na fton ta imitojm’.

    Qoft’ për Jah dhe për të afërm,

    mirësi çdo dit’ tregojm’.

    Kjo në jet’ ësht’ kryesore.

    Kjo ësht’ jeta që kërkoj.

    Nuk dështon kurr’ dashuria

    kur si Krishti un’ veproj.

  2. 2. Shum’ e dua të vërtetën,

    ja pse dashuri tregoj.

    Kur dështoj, nga Jah forcohem,

    kjo ndihmon që ta kaloj.

    Dashuria ësht’ e pastër,

    xhelozi ajo nuk ka.

    Plotësisht jam i vendosur

    që ta shfaq me çdo vëlla.

  3. 3. Të mos më drejtoj’ mëria,

    kurr’ nuk dua që ta kem.

    Po mësoj nga Perëndia

    dhe i bindur do të jem.

    Pra, dua Jah dhe të afërm’.

    Kjo tamam ësht’ dashuri.

    Do të jem gjithnjë i dashur,

    porsi ti, o Perëndi!