PAMJA
Tekst
Imazh

(Veprat 20:35)

  1. 1. Sa të dobët ndihemi,

    ësht’ e brisht’ kjo jet’.

    Gjithsesi kujdesesh, Jah,

    se na do vërtet.

    Oh, sa mëshir’ që ke,

    ti «dashuria» je!

    Qofshim pasqyrimi yt,

    ndihm’ ofrojm’ vërtet!

  2. 2. Ndonjëher’ të dobët jan’

    në besim disa.

    Por me fjal’ u japim shpres’

    dhe u rrim’ përkrah.

    Ti, Jehova, i çmon,

    me frym’ të shenjt’ i mbron.

    Kur u shfaqim empati,

    asnjë lot më s’ka.

  3. 3. Kur të dobët jan’ disa,

    të mos i gjykojm’.

    Mirësi kur u tregojm’,

    zemrën u forcojm’.

    Vëmendje t’u kushtojm’

    dhe t’i inkurajojm’.

    T’i mbështetim në çdo rast,

    që t’i ngushëllojm’.