PAMJA
Tekst
Imazh

(Veprat 17:7)

  1. 1. Mikpritje të sinqert’, Jah përher’ tregon.

    Kujdeset për të gjith’ dhe kurr’ nuk anon.

    Shi dhe diell që shkëlqen,

    askujt nuk ia kursen

    dhe zemrën na ushqen me gëzim.

    Kur të përulurit me kujdes ndihmojm’,

    vet’ Atin porsi bij mir’ e imitojm’.

    Gjithnjë shpërblen ai

    kur shfaqim mirësi

    e japim bujarisht pa kursim.

  2. 2. Provo që të kuptosh se ç’bekim fiton

    kur nevojtarin sheh dhe shpejt e ndihmon.

    Të njohur ndoshta s’jan’,

    por mundësi ti gjen,

    t’u japësh një dor’ e t’i ndihmosh.

    Si Lidia po i fton të jen’ mysafir’.

    Gjejn’ paqe, qetësi, ndaj vijn’ me dëshir’.

    Gjithnjë Jah të shikon

    kur si ai vepron.

    Mëshirën e tij ta imitosh.