Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 KËNGA 10

Të lëvdojmë Jehovain, Perëndinë tonë!

Zgjidh një regjistrim audio
Të lëvdojmë Jehovain, Perëndinë tonë!
PAMJA

(Psalmi 145:12)

  1. 1. Të lëvdojm’ Atin Jehova!

    Le ta bëj’ këtë çdo njeri!

    Jep alarm! Dita po afron.

    Të dëgjojn’ të gjith’ se ç’do të vij’!

    Jah ka dekretuar se erdhi koha

    që Krishti të mbretëroj’.

    Njofto çdo njeri se sa shum’ bekime

    nga Jah toka do të ket’.

    (REFRENI)

    Të lëvdojm’ Atin Jehova!

    E gjith’ bota le ta lartësoj’!

  2. 2. Jah lëvdo! Kënga bëft’ jehon’

    e me zemrën plot ti këndo!

    Lajmëro, me shum’ vlerësim e guxim

    këtë lavdi trego!

    Jah ësht’ madhështor e plot me fuqi,

    por shum’ përulësi tregon.

    Mëshir’ Ati yn’ shfaq, se na dëgjon

    dhe përgjigjet e nuk vonon.

    (REFRENI)

    Të lëvdojm’ Atin Jehova!

    E gjith’ bota le ta lartësoj’!