PAMJA
Tekst
Imazh

(Zbulesa 4:11)

  1. 1. O At’ Jehova, je plot madhështi,

    na dhe jetën ti, nuk shteron në fuqi.

    Çdo gjë që ke bër’, pa fund të lëvdon.

    Krijimi, me hijeshi dëshmon.

  2. 2. E ka froni yt themel drejtësin’.

    Me ligje të drejta, o Jah, po na prin.

    Sa shum’ shkëlqen mençuria që ke,

    në Bibël këtë qart’ e vëm’ re.

  3. 3. Ti je dashuri, o At’ Jehova,

    çdo gjë që dhuron, krahasim jo nuk ka.

    Ndaj emrin dhe cilësit’ që ti ke,

    do t’i lartësojm’ me plot hare.