Ishujt Solomon

Kanada

Afrika e Jugut

Pjesëtarët e familjes Bethel shërbejnë në reparte të ndryshme, që të kujdesen për aktivitetin e predikimit në një ose disa shtete. Ata mund të shërbejnë në skuadra përkthimi, në shtypjen e revistave, në lidhjen e librave, në depon e literaturës, në prodhimin e materialeve audio e video ose të kujdesen për çështje të tjera të rajonit.

Një Komitet Dege mbikëqyr aktivitetin. Trupi Udhëheqës ia beson funksionimin e çdo zyre dege një Komiteti Dege që përbëhet nga tre a më shumë pleq të kualifikuar. Komiteti e informon vazhdimisht Trupin Udhëheqës për përparimin e aktivitetit në çdo vend që ka nën mbikëqyrje dhe për çfarëdo problemi që mund të lindë. Këto raporte e ndihmojnë Trupin Udhëheqës të vendosë çfarë temash duhen trajtuar në botimet, në mbledhjet dhe në asambletë e ardhshme. Dërgohen rregullisht përfaqësues të Trupit Udhëheqës, që të vizitojnë degët dhe t’u japin drejtim Komiteteve të Degëve se si t’i përmbushin caktimet. (Proverbat 11:14) Organizohet një program special, që përfshin një fjalim nga përfaqësuesi i selisë qendrore, për të inkurajuar ata që jetojnë në territorin e degës.

Mbështeten kongregacionet vendëse. Vëllezër përgjegjës në zyrën e degës miratojnë formimin e kongregacioneve të reja. Gjithashtu, vëllezërit drejtojnë aktivitetin e pionierëve, të misionarëve dhe të mbikëqyrësve qarkorë që shërbejnë në territorin e degës. Ata organizojnë asamble e kongrese, koordinojnë punën për ndërtimin e Sallave të Mbretërisë dhe kujdesen që kongregacioneve t’u dërgohet literaturë sipas nevojave. Çdo gjë që bëhet në degë ndihmon që vepra e predikimit të kryhet me rregull.—1 Korintasve 14:33, 40.

  • Si e ndihmojnë Komitetet e Degëve Trupin Udhëheqës?

  • Cilat përgjegjësi përmbushen në një zyrë dege?