Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSIMI 2

Pse quhemi Dëshmitarë të Jehovait?

Pse quhemi Dëshmitarë të Jehovait?

Noeja

Abrahami dhe Sara

Moisiu

Jezu Krishti

Shumë mendojnë se Dëshmitarë të Jehovait është emri i një feje të re. Mirëpo, mbi 2.700 vjet më parë, shërbëtorët e të vetmit Perëndi të vërtetë u quajtën ‘dëshmitarë’ të tij në Bibël. (Isaia 43:10-12) Deri në vitin 1931, njiheshim si Studentët e Biblës. Pse morëm emrin Dëshmitarë të Jehovait?

Emri identifikon Perëndinë tonë. Sipas dorëshkrimeve të lashta, emri i Perëndisë, Jehova, del mijëra herë në Bibël. Në shumë përkthime, emri i tij është zëvendësuar me tituj të tillë, si Zot ose Perëndi. Megjithatë, kur Perëndia i vërtetë iu shfaq Moisiut, i tha emrin e tij, Jehova, dhe shtoi: «Ky është emri im në jetë të jetëve.» (Dalja 3:15) Në këtë mënyrë, ai e dalloi veten nga gjithë perënditë e rreme. Jemi krenarë që mbajmë emrin e shenjtë të Perëndisë.

Emri përshkruan misionin tonë. Shumë e shumë njerëz në lashtësi, duke filluar që nga njeriu i drejtë Abel, dëshmuan për besimin e tyre te Jehovai. Gjatë shekujve, Noeja, Abrahami, Sara, Moisiu, Davidi dhe të tjerë u bashkuan me këtë ‘re të madhe dëshmitarësh’. (Hebrenjve 11:4–12:1) Ashtu si dikush që dëshmon në gjyq në mbrojtje të një të pafajshmi, ne jemi të vendosur ta bëjmë të njohur të vërtetën për Perëndinë tonë.

Po imitojmë Jezuin. Bibla e quan Jezuin «dëshmitari i besueshëm dhe i vërtetë». (Zbulesa 3:14) Vetë Jezui tha se ‘e bëri të njohur emrin e Perëndisë’ dhe vazhdoi ‘të jepte dëshmi për të vërtetën’. (Gjoni 17:26; 18:37) Prandaj, dishepujt e vërtetë të Krishtit duhet të mbajnë emrin e Jehovait dhe ta bëjnë të njohur. Këtë po përpiqen të bëjnë Dëshmitarët e Jehovait.

  • Pse Studentët e Biblës morën emrin Dëshmitarë të Jehovait?

  • Prej sa kohësh ka pasur Jehovai dëshmitarë në tokë?

  • Kush është Dëshmitari më i madh i Jehovait?