Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSIMI 28

Çfarë mund të gjesh në faqen tonë të Internetit?

Çfarë mund të gjesh në faqen tonë të Internetit?

Francë

Poloni

Rusi

Jezu Krishti u tha dishepujve të tij: «Le të ndriçojë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të shkëlqyera dhe t’i japin lavdi Atit tuaj që është në qiej.» (Mateu 5:16) Me këtë qëllim, ne e përdorim mirë teknologjinë moderne, përfshirë edhe Internetin. Faqja jonë në Internet, jw.org/sq, është burimi zyrtar i informacionit për bindjet dhe aktivitetet e Dëshmitarëve të Jehovait. Çfarë përmban ajo?

Përgjigjet e Biblës për pyetje që bëhen shpesh. Mund të gjesh përgjigjet e disa prej pyetjeve më të rëndësishme që kanë bërë njerëzit. Për shembull, fletushkat A do të kemi gjithmonë vuajtje? dhe A mund të ringjallen të vdekurit? që janë në dispozicion në Internet në më se 600 gjuhë. Veç kësaj, mund të gjesh Përkthimin Bota e Re në më se 130 gjuhë dhe mjaft botime për studimin e Biblës, ndër të cilat edhe librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe numrat e fundit të revistave Kulla e Rojës e Zgjohuni! Shumë nga këto botime mund t’i lexosh, t’i dëgjosh drejtpërdrejt ose t’i shkarkosh në formatet MP3, PDF ose EPUB. Madje mund të shtypësh pak faqe për t’ia dhënë ndonjë të interesuari që flet gjuhë tjetër. Botimet video janë në dispozicion në sa e sa gjuhë të shenjave. Gjithashtu, mund të shkarkosh lexime nga Bibla në formë drame, drama biblike dhe muzikë të bukur që t’i shijosh në qetësi.

Informacione të vërteta për Dëshmitarët e Jehovait. Në këtë faqe janë vënë lajmet e fundit dhe videoklipe për veprën tonë mbarëbotërore, ngjarjet që ndikojnë te Dëshmitarët e Jehovait dhe përpjekjet për të dhënë ndihmë humanitare. Mund të gjesh të reja për kongreset e ardhshme dhe informacione si të kontaktosh me zyrat e degëve.

Me anë të këtyre mjeteve, po bëjmë që drita e së vërtetës të ndriçojë gjer në skajet më të largëta të tokës. Njerëzit në çdo kontinent, madje deri në Antarktidë, po nxjerrin dobi. Lutemi që «fjala e Jehovait të vazhdojë të përhapet me shpejtësi» anekënd tokës për t’i sjellë lavdi Perëndisë.—2 Selanikasve 3:1.

  • Si po ndihmon faqja jw.org/sq që më shumë njerëz të mësojnë të vërtetën e Biblës?

  • Çfarë do të të pëlqente të eksploroje në faqen tonë të Internetit?