Trupi udhëheqës i shekullit të parë

Lexohet letra e trupit udhëheqës

Në shekullin e parë, një grup i vogël, «apostujt dhe pleqtë në Jerusalem», shërbenin si trup udhëheqës që merrte vendime të rëndësishme për mbarë kongregacionin e krishterë të mirosur. (Veprat 15:2) Merrnin vendime unanime ngaqë diskutonin atë që thuhet në Shkrime dhe linin t’i drejtonte fryma e Perëndisë. (Veprat 15:25) I njëjti model ndiqet sot.

Përdoret nga Perëndia për të bërë vullnetin e tij. Vëllezërit e mirosur që shërbejnë në Trupin Udhëheqës kanë interes të thellë për Fjalën e Perëndisë dhe përvojë të madhe në trajtimin e çështjeve praktike e frymore. Ata mblidhen çdo javë që të shqyrtojnë nevojat e vëllazërisë mbarëbotërore. Sikurse në shekullin e parë, jepen udhëzime të bazuara në Bibël, qoftë me anë të letrave, qoftë nëpërmjet mbikëqyrësve udhëtues a të tjerëve. Kjo e ndihmon popullin e Perëndisë të jetë i bashkuar në mendime e veprime. (Veprat 16:4, 5) Trupi Udhëheqës mbikëqyr përgatitjen e ushqimit frymor, i jep shtysë veprës së predikimit për Mbretërinë dhe mbikëqyr emërimin e vëllezërve në pozita përgjegjësie.

Vepron sipas drejtimit të frymës së Perëndisë. Trupi Udhëheqës kërkon drejtim nga Sovrani i Universit, Jehovai, dhe nga Kreu i kongregacionit, Jezui. (1 Korintasve 11:3; Efesianëve 5:23) Pjesëtarët e tij nuk e konsiderojnë veten si udhëheqës të popullit të Perëndisë. Ata, bashkë me gjithë të krishterët e mirosur, «vazhdojnë të ndjekin Qengjin [Jezuin] kudo që të shkojë». (Zbulesa 14:4) Trupi Udhëheqës i çmon lutjet që bëjmë për ta.

  • Cilët ishin pjesë e trupit udhëheqës në shekullin e parë?

  • Si kërkon drejtimin e Perëndisë sot Trupi Udhëheqës?