Kanada

Shtëpi më shtëpi

Studim biblik

Studim personal

Termi «pionier» shpesh përdoret për ata që eksplorojnë territore të reja dhe u çelin rrugën të tjerëve që u vijnë pas. Jezui ishte si një pionier, pasi u dërgua në tokë që të kryente një shërbim jetëdhënës dhe të çelte rrugën drejt shpëtimit. (Mateu 20:28) Sot, ithtarët e tij po e imitojnë duke kaluar sa më shumë kohë të munden ‘për të bërë dishepuj’. (Mateu 28:19, 20) Disa kanë pasur mundësi të nisin atë që e quajmë shërbimi i pionierit.

Pionieri është ungjillëzues në kohë të plotë. Të gjithë Dëshmitarët e Jehovait janë lajmëtarë të lajmit të mirë. Megjithatë, disa e kanë organizuar jetën që të shërbejnë si pionierë të rregullt dhe kalojnë 70 orë çdo muaj në veprën e predikimit. Për ta bërë këtë, shumë prej tyre punojnë me orar të shkurtuar. Të tjerë janë zgjedhur të shërbejnë si pionierë specialë në zona ku ka më tepër nevojë për lajmëtarë të Mbretërisë, duke i kushtuar shërbimit 130 a më shumë orë në muaj. Pionierët janë të kënaqur që bëjnë një jetë modeste, me besim të plotë se Jehovai do të kujdeset të mos u mungojnë gjërat e nevojshme. (Mateu 6:31-33; 1 Timoteut 6:6-8) Ata që nuk shërbejnë dot si pionierë në kohë të plotë, mund të shërbejnë si pionierë ndihmës kur kanë mundësi, duke e shtuar aktivitetin e predikimit në 30 a 50 orë në muaj.

Pionieri motivohet nga dashuria për Perëndinë dhe për njerëzit. Ashtu si Jezui, e vërejmë se sot shumë njerëz kanë tmerrësisht nevojë të njohin Perëndinë dhe qëllimet e tij. (Marku 6:34) Ne kemi një njohuri që mund t’i ndihmojë qysh tani, duke u dhënë një shpresë të sigurt për të ardhmen. Dashuria për të tjerët e motivon pionierin t’i japë pa u kursyer kohën dhe energjitë e tij për t’i ndihmuar të njohin lajmin e mirë. (Mateu 22:39; 1 Selanikasve 2:8) Si rrjedhojë, besimi i tij forcohet, afrohet më tepër me Perëndinë dhe ndihet shumë i lumtur.—Veprat 20:35.

  • Si do ta përshkruaje një pionier?

  • Çfarë i motivon disa të shërbejnë në kohë të plotë si pionierë?