Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?

Dëshmitarët e Jehovait gjenden në mbarë botën dhe janë nga çdo prejardhje etnike e kulturore. Çfarë e bashkon këtë grup fetar të larmishëm?

Cili është vullneti i Perëndisë?

Perëndia do që ta bëjë të njohur vullnetin e tij në mbarë tokën. Cili është vullneti i tij dhe kush po i mëson njerëzit për këtë?

Çfarë njerëzish janë Dëshmitarët e Jehovait?

Sa Dëshmitarë të Jehovait njeh? Çfarë di vërtet për ne?

Pse quhemi Dëshmitarë të Jehovait?

Shiko tri arsye pse morëm këtë emër.

Si u rizbulua e vërteta biblike?

Si mund të jemi të sigurt se sot e kuptojmë saktë çfarë mëson vërtet Bibla?

Pse kemi botuar Përkthimin Bota e Re?

Pse është unik ky përkthim i Fjalës së Perëndisë?

Çfarë do të gjesh në mbledhjet tona?

Ne mblidhemi që të studiojmë Shkrimet dhe të inkurajojmë njëri-tjetrin. Do të të mirëpresim me ngrohtësi.

Si na sjell dobi shoqërimi me bashkëbesimtarët?

Fjala e Perëndisë na nxit të rrimë me bashkëbesimtarët. Mëso si mund të nxjerrësh dobi nga ky shoqërim.

Si zhvillohen mbledhjet tona?

Keni menduar ndonjëherë si zhvillohen mbledhjet tona? Pa dyshim do të të bëjë përshtypje cilësia e arsimimit biblik që do të marrësh.

Pse vishemi mirë për mbledhje?

A ka rëndësi për Perëndinë si vishemi? Shiko disa parime biblike që na udhëheqin kur zgjedhim si të vishemi e si të mbahemi.

Si të përgatitemi sa më mirë për mbledhjet?

Nëse përgatitesh që më përpara për mbledhjet do të nxjerrësh shumë dobi prej tyre.

Çfarë është adhurimi familjar?

Zbulo si mund t’ju ndihmojë adhurimi familjar të afroheni me Perëndinë e me njëri-tjetrin.

Pse marrim pjesë në asamble të mëdha?

Çdo vit mblidhemi për tri ngjarje të rëndësishme. Si mund të nxjerrësh dobi nga këto grumbullime?

Si është organizuar vepra e predikimit për Mbretërinë?

Ne ndjekim shembullin që la Jezui kur ishte në tokë. Shiko disa metoda predikimi.

Çfarë është një pionier?

Disa Dëshmitarë i kushtojnë 30, 50, ose më shumë orë veprës së predikimit çdo muaj. Çfarë i motivon?

Cilat shkolla janë në dispozicion për pionierët?

Cilat shkolla të veçanta janë organizuar për ata që shërbejnë në kohë të plotë në veprën e predikimit për Mbretërinë?

Si i shërbejnë pleqtë kongregacionit?

Pleqtë janë të krishterë të pjekur që marrin drejtimin në kongregacion. Si na ndihmojnë?

Çfarë roli luajnë shërbëtorët ndihmës?

Shërbëtorët ndihmës ndihmojnë që kongregacioni të funksionojë mirë. Mëso si nxjerrin dobi prej tyre të gjithë ata që ndjekin mbledhjet.

Si na ndihmojnë mbikëqyrësit qarkorë?

Për ç’qëllim i vizitojnë mbikëqyrësit qarkorë kongregacionet? Si mund të nxjerrësh dobi nga vizitat e tyre?

Si i ndihmojmë vëllezërit tanë në vështirësi?

Kur godet një katastrofë, organizohemi menjëherë që t’u japim ndihmë praktike dhe ngushëllim nga Shkrimet atyre që janë prekur. Si?

Kush është skllavi i besueshëm dhe i matur?

Jezui premtoi se do të emëronte një skllav që të shpërndante ushqim frymor tamam atëherë kur të nevojitej. Si është përmbushur ky premtim?

Si funksionon sot Trupi Udhëheqës?

Në shekullin e parë, një grup i vogël i përbërë nga apostuj dhe pleq shërbenin si trup udhëheqës për kongregacionin e krishterë. Po sot?

Çfarë është Betheli?

Betheli është një vend i pashoq dhe ka një qëllim shumë të rëndësishëm. Mëso më shumë për ata që punojnë atje.

Çfarë bëhet në një zyrë dege?

Je i mikpritur të bësh një vizitë në cilëndo nga zyrat e degëve. Ju ftojmë të na vizitoni.

Si shkruhet dhe përkthehet literatura jonë?

Ne prodhojmë literaturë në më tepër se 700 gjuhë. Pse përpiqemi kaq shumë?

Si financohet vepra jonë mbarëbotërore?

Ku ndryshon organizata jonë nga fetë e tjera për sa i përket financimit?

Pse dhe si ndërtohen Sallat e Mbretërisë?

Pse vendet tona të adhurimit quhen Salla Mbretërie? Mëso më shumë si i ndihmojnë këto ndërtesa të thjeshta kongregacionet tona.

Si të ndihmojmë në mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë?

Një Sallë Mbretërie e pastër dhe e mirëmbajtur i sjell lavdi Perëndisë tonë. Ç’masa merren për t’u kujdesur për Sallën e Mbretërisë?

Ç’dobi nxjerrim nga biblioteka e Sallës së Mbretërisë?

A të pëlqen të bësh kërkime që të zgjerosh bagazhin e njohurisë biblike? Shko në bibliotekën e Sallës së Mbretërisë.

Çfarë mund të gjesh në faqen tonë të Internetit?

Mund të mësosh më shumë për ne e bindjet tona dhe të gjesh përgjigje për pyetjet biblike që ke.

A do të bësh vullnetin e Jehovait?

Perëndia Jehova të do shumë. Si mund ta tregosh dëshirën për t’i pëlqyer Atij në jetën e përditshme?