Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Prolog

Prolog

I dashur lexues,

A ndihesh afër Perëndisë? Shumë vetave kjo gjë u duket fare e pamundur. Disa kanë frikë se ai është i paafrueshëm, kurse të tjerë ndihen krejtësisht të padenjë si njerëz. Megjithatë Bibla na nxit me dashuri: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve.» (Jakovit 4:8) Ai vetë i siguron adhuruesit e tij: «Unë, Jehovai, Perëndia yt, po kap dorën tënde të djathtë, Ai që të thotë: ‘Mos ki frikë. Unë vetë do të të ndihmoj.’»Isaia 41:13.

Çfarë përpjekjesh mund të bëjmë që të kemi një marrëdhënie të tillë të ngushtë me Perëndinë? Në çdo miqësi që lidhim është e domosdoshme ta njohim personin tjetër, të admirojmë e të vlerësojmë cilësitë e tij të veçanta. Prandaj cilësitë e Perëndisë dhe mënyra e tij e të vepruarit, të zbuluara në Bibël, përbëjnë një fushë studimi me rëndësi jetësore. Do të afrohemi më shumë me Jehovain duke menduar thellë për mënyrën se si e shfaq ai secilën nga cilësitë e tij, duke parë se si i pasqyroi në mënyrë të përsosur Jezu Krishti këto cilësi dhe duke kuptuar se si mund t’i kultivojmë edhe ne. Do të kuptojmë se Jehovai është Sovrani legjitim dhe ideal i universit. Për më tepër ai është Ati për të cilin kemi nevojë të gjithë. Duke qenë i fortë, i drejtë, i mençur dhe i dashur, ai nuk i braktis kurrë fëmijët e tij besnikë.

Urojmë që ky libër të të ndihmojë për t’u afruar edhe më shumë me Perëndinë Jehova, për të formuar me të një lidhje që nuk do të prishet kurrë, me qëllim që të jetosh për ta lavdëruar atë përgjithmonë.

Botuesit