PSE KA RËNDËSI

Kur i pranon gabimet, bëhesh njeri më i përgjegjshëm e më i besueshëm.

ÇFARË DO TË BËJE TI?

Imagjino këtë situatë: teksa luan me shokët, Toni pa dashje thyen me top xhamin e makinës së fqinjit.

Po të ishe në vend të Tonit, çfarë do të bëje?

NDALU E MENDO

KE TRI MUNDËSI:

  1. Të vraposh.

  2. T’ia hedhësh fajin dikujt tjetër.

  3. T’i tregosh fqinjit se çfarë ndodhi e të paguash dëmin.

Ndoshta mundësia A të duket më e lehtë. Por, gjithmonë ia vlen t’i pranosh gabimet, pavarësisht nëse ke thyer një dritare apo ke bërë diçka tjetër.

 TRI ARSYE PSE DUHET T’I PRANOSH GABIMET

  1. Kjo është e drejtë

    Bibla thotë: «Duam të sillemi me ndershmëri në çdo gjë.»Hebrenjve 13:18.

  2. Njerëzit e kanë më të thjeshtë të falin ata që i pranojnë gabimet

    Bibla thotë: «Kush i mbulon shkeljet, nuk do t’ia dalë mbanë, por atij që i rrëfen dhe i lë ato, do t’i tregohet mëshirë.»Proverbat 28:13.

  3. Ç’është më e rëndësishmja, kështu kënaq Perëndinë

    Bibla thotë: «Njeriu hileqar është i pështirë për Jehovain, ndërsa të drejtët gëzojnë miqësi të ngushtë me Të.»Proverbat 3:32.

Kerina, 20 vjeçe, u përpoq t’ia fshihte babit gjobën që mori për tejkalim shpejtësie. Por nuk mund ta fshihte përgjithmonë. «Rreth një vit më vonë,—thotë ajo,—babi vuri re një gjobë për tejkalim shpejtësie në emrin tim. I hapa shumë telashe vetes.»

Ç’mësim nxori? Kerina thotë: «Kur nuk i tregon gabimet, vetëm sa i keqëson gjërat. Gjithsesi, herët a vonë do të paguash.»

SI MUND TË MËSOSH NGA GABIMET

Bibla thotë: «Të gjithë gabojmë në shumë gjëra.» (Jakovi 3:2, Diodati i Ri) Por, siç kemi parë, tregon përulësi dhe pjekuri kur i pranon gabimet, sidomos kur i pranon në moment.

Hapi tjetër është të mësosh nga gabimet e tua. Një vajzë me emrin Vera thotë: «Përpiqem ta shoh çdo gabim si mundësi për të mësuar dhe për t’u bërë njeri më i mirë, që herën tjetër ta përballoj ndryshe situatën.» Le të shohim si mund të bëhet kjo.

Përdor biçikletën e babit dhe e prish. Çfarë do të bëje?

  • Nuk do të tregoje fare me shpresën se ai nuk do ta vinte re.

  • Do t’i tregoje babit gjithçka ndodhi.

  • Do t’i tregoje çfarë ndodhi, por do t’ia hidhje fajin një tjetri.

Ngel në provim sepse nuk kishe mësuar. Çfarë do të bëje?

  • Do t’ia vije fajin provimit.

  • Do të mbaje përgjegjësi për notën ngelëse.

  • Do të thoshe se mësuesi s’të ka me sy të mirë.

Ta mbash mendjen te gabimet e së shkuarës, është si t’i mbash sytë te pasqyra ndërkohë që i jep makinës

 Tani hidhu një sy situatave më lart dhe imagjino sikur je (1) babi dhe (2) mësuesi. Ç’do të mendonin për ty babi dhe mësuesi po ta pranoje menjëherë gabimin? Çfarë do të mendonin për ty nëse do ta mbuloje gabimin?

Tani mendo për një gabim që bëre vjet dhe përgjigjju pyetjeve më poshtë.

Çfarë gabimi bëre? Si veprove më pas?

  • E mbulova gabimin.

  • Ia hodha fajin dikujt tjetër.

  • E pranova menjëherë.

Nëse nuk e pranove gabimin, si u ndjeve më pas?

  • Shumë mirë—ia hodha pa u lagur.

  • Në faj—duhet të kisha treguar të vërtetën.

Si mund të kishe vepruar më mirë?

Çfarë mësove nga gabimi yt?

SI MENDON?

Pse disa e kanë të vështirë t’i pranojnë gabimet?

Ç’do të mendojnë të tjerët për ty nëse gjithmonë përpiqesh t’i mbulosh gabimet? Ç’do të mendojnë nëse i pranon gabimet?Luka 16:10.