1 JEHOVAI NA ZBULON TË ARDHMEN

«Ai që thotë përfundimin qysh në fillim dhe që prej shumë kohësh gjërat që ende nuk kanë ndodhur.»Isaia 46:10

Çfarë dimë për kohën e fundit?

  • Danieli 7:13, 14

    Jezui u bë Mbret në qiell në vitin 1914.

  • Mateu 24:3-14

    Jezui paratha kohë kritike për njerëzit.

  • Zbulesa 12:7-9, 12

    Pak pasi u bë Mbret, Jezui e hodhi Satanain nga qielli në tokë. Satanai është i tërbuar, sepse i ka ngelur ‘një periudhë kohe e shkurtër’ para se Zoti ta shfarosë.

2 PO JETOJMË NË KOHËN E FUNDIT

«Cila do të jetë shenja . . . e përfundimit të sistemit?»Mateu 24:3

A e ke parë përmbushjen e profecive biblike?

  • Mateu 24:7; Luka 21:11

    Më shumë se kurrë më parë po shohim luftëra, uri, tërmete dhe sëmundje.

  • 2 Timoteut 3:1-5

    Apostulli Pavël përshkroi si do të silleshin njerëzit gjatë ditëve të fundit.

  • Danieli 12:4

    Zoti po e ndihmon popullin e tij që të kuptojë Biblën më qartë se kurrë më parë.

  • Mateu 24:14

    Lajmi i mirë për Mbretërinë po predikohet në mbarë tokën.

3 NDËRMERR HAPA TANI QË T’I PËLQESH JEHOVAIT

«Dita e Jehovait vjen tamam si një hajdut natën.»1 Selanikasve 5:2

Çfarë duhet të bësh meqë fundi është kaq afër?

  • Gjoni 17:3

    Merre seriozisht studimin e Biblës.

  • Hebrenjve 10:24, 25

    Mëso më shumë duke ndjekur mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait.

  • Jakovi 4:8

    Bëj ndryshimet e duhura në jetë që t’i afrohesh Zotit.

  • Luka 21:34-36

    Shmang shpërqendrimet dhe përqendroje jetën në adhurimin e Jehovait.