1 JEHOVAI DO TA ASGJËSOJË VDEKJEN

«Armiku i fundit që do të asgjësohet, është vdekja.»1 Korintasve 15:26.

Si na ngushëllon vërtet Bibla kur vdes dikush?

  • 2 Korintasve 1:3, 4

    Kur na vdes një familjar a një mik i ngushtë, mund të ndihemi të pikëlluar. Bibla na jep ngushëllim të vërtetë.

  • Isaia 25:8; 26:19

    Jehovai ka fuqi ta asgjësojë vdekjen një herë e përgjithmonë. Madje, ai do t’i kthejë në jetë ata që kanë vdekur.

2 MUND TË KEMI BESIM TE RINGJALLJA

«Vashëz, po të them: ngrihu!»Marku 5:41

Pse mund të kemi besim te ringjallja?

  • Gjoni 11:1-44

    Jezui ringjalli Lazarin.

  • Marku 5:22-24, 35-42

    Jezui ringjalli një vajzë të vogël.

  • Gjoni 11:41, 42

    Jezui i ringjalli të vdekurit me fuqinë që i dha Jehovai.

  • Gjoni 12:9-11

    Shumë dëshmitarë e panë Jezuin teksa ringjallte të vdekurit. Madje edhe armiqtë e tij e dinin se ai mund ta bënte këtë.

3 JEHOVAI DO TË KTHEJË NË JETË MILIARDA NJERËZ QË KANË VDEKUR

«Ti do të më thërrisje, e unë do të të përgjigjesha. Do të kishe mall për veprën e duarve të tua.»Jobi 14:13-15

Kush do të ringjallet?

  • Gjoni 5:28, 29

    Të gjithë ata që janë në kujtesën e Jehovait do të kthehen në jetë.

  • Veprat 24:15

    Do të ringjallen si të drejtët, edhe të padrejtët.

  • Isaia 40:26

    Jehovai mban mend emrin e çdo ylli, ndaj ai kujton fare lehtë gjithçka rreth atyre që do të kthejë në jetë.

4 DISA RINGJALLEN PËR TË JETUAR NË QIELL

«Unë po shkoj t’ju përgatit një vend.»Gjoni 14:2

Kush ringjallet për të jetuar në qiell?

  • 1 Pjetrit 3:18

    Jezui ishte i pari që u ringjall për të jetuar në qiell.

  • Luka 12:32

    Jezui tha se vetëm një numër i vogël i dishepujve të tij do të ringjalleshin për të jetuar në qiell.

  • Zbulesa 14:1

    Jehovai ka zgjedhur gjithsej 144.000 veta për të jetuar në qiell.