1 TË GJITHË KEMI NEVOJË PËR SHPËRBLESËN

‘Biri i njeriut erdhi që të japë shpirtin e vet si shpërblesë për shumë njerëz.’Mateu 20:28

Pse kemi nevojë për shpërblesën?

  • Zanafilla 3:17-19

    Kur Adami nuk iu bind Zotit, humbi miqësinë e veçantë që kishte me Jehovain, jetën e përsosur dhe shtëpinë parajsore.

  • Romakëve 5:12

    Për shkak të asaj që bëri Adami, ne trashëguam mëkatin dhe vdekjen.

  • Efesianëve 1:7

    Shpërblesa është mjeti që ka zgjedhur Jehovai për t’i çliruar njerëzit nga mëkati dhe vdekja.

2 JEHOVAI SIGUROI SHPËRBLESËN

‘Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindur në botë, që ne të fitonim jetën nëpërmjet tij.’1 Gjonit 4:9

Si e siguroi Jehovai shpërblesën?

  • Psalmi 49:7, 8

    Askush prej nesh nuk është në gjendje ta paguajë shpërblesën për të marrë jetën e përsosur që humbi Adami.

  • Luka 1:35

    Jehovai dërgoi në tokë Birin e tij të shtrenjtë që të lindte si njeri i përsosur.

  • Romakëve 3:23, 24; Hebrenjve 9:24

    Pasi Jezui u ringjall, ai u kthye në qiell ku i paraqiti Jehovait si shpërblesë vlerën e jetës së tij të përsosur njerëzore.

3 SHPËRBLESA NA JEP SHPRESË TË VËRTETË

«Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje.»Zbulesa 21:4

Ç’të mira na sjell shpërblesa?

4 DUHET TA PRANOJMË SHPËRBLESËN

«Perëndia . . . dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që tregon besim tek ai, . . . të ketë jetë të përhershme.»Gjoni 3:16

Si ta tregojmë mirënjohjen për dhuratën e shpërblesës që na ka bërë Zoti?

  • Gjoni 17:3

    Njih Jehovain dhe Jezuin, e ndiq shembullin e tyre.

  • Luka 22:19

    Merr pjesë në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit çdo vit.

  • Gjoni 3:36; Jakovi 2:26

    Bëj më shumë se thjesht të thuash që beson te Jezui. Vepro sipas asaj që na mësoi Jezui.