1 JEZUI ËSHTË MESIA

«Ti je Krishti.»Mateu 16:16

Nga e dimë se Jezui është Mesia?

2 JEZUI ISHTE ENGJËLL PARA SE TË VINTE NË TOKË

«Zbrita nga qielli.»Gjoni 6:38

Çfarë bëri Jezui në qiell?

  • Kolosianëve 1:15, 16

    Në fillim Jehovai krijoi Jezuin, pastaj me anë të tij bëri të gjitha gjërat e tjera. Jezui mësoi nga i Ati për miliarda vjet.

  • Luka 1:30-35

    Jehovai e dërgoi Jezuin në tokë.

3 JEZUI I DO NJERËZIT

«Lërini fëmijët të vijnë tek unë.»Marku 10:14

Çfarë cilësish të Jezuit të tërheqin?

4 JEZUI BËN GJITHNJË VULLNETIN E ZOTIT

‘E kam mbaruar veprën që më dhe për të bërë.’Gjoni 17:4

Si na ndihmon shembulli i Jezuit të jemi besnikë?