1 A DUHET TË PAGËZOHEM?

«Ja, uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?»Veprat 8:36

Pse dhe si duhet të pagëzohesh?

Pagëzimi tregon se ke braktisur mënyrën e mëparshme të jetesës dhe ke filluar një jetë të re në përputhje me vullnetin e Zotit.

  • Mateu 28:19, 20

    Duhet të pagëzohesh që t’i shërbesh Zotit.

  • Psalmi 40:8

    Pagëzimi u tregon të tjerëve se dëshiron t’i shërbesh Zotit.

  • Mateu 3:16

    Duhet të zhytesh plotësisht në ujë siç bëri Jezui.

2 JEHOVAI NUK PRET ASNJËHERË TEPËR NGA TI

«Kjo është dashuria për Perëndinë: të zbatojmë urdhërimet e tij, e megjithatë, urdhërimet e tij nuk janë të rënda.»1 Gjonit 5:3

Pse nuk duhet të kesh frikë t’ia kushtosh jetën Jehovait?

  • Psalmi 103:14; Isaia 41:10

    Nuk duhet të jesh i përsosur për t’ia kushtuar jetën Jehovait. Ai do të të ndihmojë të bësh atë që është e drejtë.

  • Kolosianëve 1:10

    Dashuria për Jehovain do të të ndihmojë të kapërcesh frikën se mos e zhgënjen.

3 HAPAT DREJT PAGËZIMIT

«O Perëndia im, unë kënaqem kur bëj vullnetin tënd, dhe ligji yt është thellë brenda meje.»Psalmi 40:8

Çfarë duhet të bësh për t’ia kushtuar jetën Jehovait?

  • Gjoni 17:3

    STUDIO FJALËN E ZOTIT

    Merr njohuri për Jehovain dhe Jezu Krishtin. Sa më shumë të mësosh për ta, aq më shumë do t’i duash.

  • Hebrenjve 11:6

    FORCO BESIMIN

    Ki besim të plotë te premtimet e Zotit dhe te fuqia e flijimit të Jezuit për të na shpëtuar nga mëkati e vdekja.

  • Veprat 3:19

    PENDOHU

    Kjo nënkupton të ndjesh keqardhje të thellë për gjërat e gabuara që ke bërë.

    KTHEHU

    Kjo nënkupton të braktisësh sjelljen e gabuar dhe të bësh atë që është e drejtë.

  • 1 Pjetrit 4:2

    KUSHTOJA JETËN ZOTIT

    Kur ia kushton jetën Jehovait, i premton në lutje se do ta adhurosh dhe se bërja e vullnetit të tij do të jetë gjëja kryesore në jetën tënde.