1 RRI LARG ADHURIMIT TË RREMË

«Dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni, . . . dhe mjaft e prekët gjënë e papastër.»2 Korintasve 6:17

Pse është e gabuar të adhurosh shëmbëlltyrat, të komunikosh me të vdekurit apo të ndjekësh zakone për t’iu qetësuar shpirtin?

2 JO TË GJITHA FESTAT JANË TË PRANUESHME PËR ZOTIN

«Vazhdoni të siguroheni se çfarë është e pranueshme para Zotërisë.»Efesianëve 5:10

Si mund ta kuptosh nëse duhet të marrësh pjesë në një festë?

3 TREGO TAKT KUR U SHPJEGON BINDJET E TUA TË TJERËVE

«Fjala juaj të jetë gjithnjë me hir dhe e ndrequr me kripë, që të dini se si t’i përgjigjeni gjithsecilit.»Kolosianëve 4:6

Si duhet t’ua shpjegosh bindjet e tua të tjerëve?

  • Mateu 7:12

    Respekto zgjedhjet e të tjerëve, sikurse dëshiron që ata të respektojnë zgjedhjet e tua.

  • 2 Timoteut 2:24

    Tregohu gjithmonë i sjellshëm dhe mos debato me të tjerët për bindjet e tua.

  • 1 Pjetrit 3:15

    Mbroji bindjet e tua me butësi dhe respekt.

  • Hebrenjve 10:24, 25

    Në mbledhjet e krishtere, të tjerët do të të inkurajojnë e do të të ndihmojnë të dish si të përgjigjesh kur vihen në dyshim bindjet e tua.