Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

15. Mënyra e duhur për të adhuruar Perëndinë

15. Mënyra e duhur për të adhuruar Perëndinë

1 SI TË DALLOJMË ADHURIMIN E VËRTETË

«E ngushtë është porta dhe e kufizuar rruga që të çon në jetë, dhe pak e gjejnë atë.»​—Mateu 7:14

Si e dimë që Perëndia nuk pranon çdo formë adhurimi?

  • Mateu 7:21-23

    Zoti nuk i pranon të gjitha fetë. Jo çdo fe bën vullnetin e tij.

  • Mateu 7:13, 14

    Adhurimi i vërtetë të çon në jetën e përhershme, kurse feja e rreme të çon në shkatërrimin e përhershëm.

  • Mateu 7:16, 17

    Mund ta dallosh adhurimin e vërtetë nga veprat. Nuk ka pse t’i studiosh të gjitha fetë; mjafton të studiosh çfarë thotë Bibla.

2 MËNYRA E DUHUR PËR TË ADHURUAR PERËNDINË

3 DUHET TË VEPROSH NË PËRPUTHJE ME ATË QË BESON

Çfarë duhet të bësh që Perëndia ta pranojë adhurimin tënd?

  • Jakovi 2:19

    Nuk mjafton të besosh te Zoti. Duhet të zbatosh atë që thotë ai në Bibël.

  • Isaia 52:11; Zbulesa 17:5

    Feja e rreme ose «Babilonia e Madhe», u mëson njerëzve një formë adhurimi që Perëndia nuk e pranon. Mësimet e rreme fetare përfshijnë Trinitetin, pavdekësinë e shpirtit dhe ferrin e zjarrtë.

  • Zbulesa 18:4, 8

    Shumë shpejt, Jehovai do ta shkatërrojë krejt fenë e rreme. Duhet të hedhësh poshtë çdo gjë që lidhet me adhurimin e rremë.

  • Marku 10:28-30

    Mund të hasësh përndjekje, por Jehovai nuk do të të braktisë.