1 MIQTË E JEHOVAIT I BINDEN ATIJ

«Bindjuni zërit tim, dhe unë do të jem Perëndia juaj, e ju do të bëheni populli im.»Jeremia 7:23

A është e mundur të jesh mik me Zotin?

2 JOBI ISHTE MIK ME ZOTIN DHE I QËNDROI BESNIK

«Në të gjitha këto, Jobi nuk mëkatoi dhe nuk fajësoi në asnjë mënyrë Perëndinë.»Jobi 1:22

Si e sulmoi Satanai Jobin dhe si reagoi Jobi?

  • Jobi 1:10, 11

    Satanai pohoi se Jobi ishte egoist dhe nuk e donte Zotin.

  • Jobi 1:12-19; 2:7

    Jehovai e lejoi Satanain t’i merrte gjithçka Jobit, madje Satanai e goditi Jobin me një sëmundje të tmerrshme.

  • Jobi 27:5

    Jobi nuk e dinte pse po vuante aq shumë, por qëndroi besnik.

3 SATANAI PËRPIQET TË TË LARGOJË NGA JEHOVAI

«Njeriu jep gjithë ç’ka për shpirtin e tij.»Jobi 2:4

Si përpiqet Satanai të na e shkatërrojë miqësinë me Jehovain?

  • 2 Korintasve 11:14

    Satanai përpiqet të na mashtrojë që të mos i bindemi Jehovait.

  • Proverbat 24:10

    Ai do që të ndihemi të pavlerë për t’i shërbyer Jehovait.

  • 1 Pjetrit 5:8

    Satanai na përndjek.

  • Proverbat 27:11

    Zgjidh t’i bindesh Jehovait dhe të jesh miku i tij besnik. Kjo do të tregojë se Satanai është gënjeshtar.

4 NE I BINDEMI JEHOVAIT SEPSE E DUAM

«Kjo është dashuria për Perëndinë: të zbatojmë urdhërimet e tij.»1 Gjonit 5:3

Si mund të bëhesh mik me Jehovain?