Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

11. Pse ka kaq shumë vuajtje?

11. Pse ka kaq shumë vuajtje?

1 JEHOVAI NUK SHKAKTON ASNJË VUAJTJE

«Larg qoftë që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi, që i Plotfuqishmi të veprojë me padrejtësi!»​—Jobi 34:10

Pse ka kaq shumë vuajtje në botë?

  • 1 Gjonit 5:19

    Sundimtari i kësaj bote është Satana Djalli.

  • Eklisiastiu 8:9

    Njerëzit u shkaktojnë vuajtje të tjerëve.

  • Eklisiastiu 9:11

    Ndonjëherë njerëzit vuajnë, sepse rastisin në vendin e gabuar në çastin e gabuar.

  • 1 Pjetrit 5:7

    Jehovai ka dashuri të thellë për njerëzit. Ai nuk i sheh dot të vuajnë.

2 SATANAI SFIDOI TË DREJTËN E JEHOVAIT PËR TË QEVERISUR

«Perëndia e di se . . . sytë tuaj do të hapen e ju do të jeni si Perëndi, dhe do të njihni të mirën dhe të keqen.»​—Zanafilla 3:5

Pse nuk e shpërfilli Jehovai sfidën e Satanait?

  • Zanafilla 3:2-5

    Satanai e akuzoi Perëndinë se ishte një udhëheqës i keq. Satanai donte që njerëzit të besonin se kishin të drejtë të vendosnin vetë çfarë ishte e drejtë ose e gabuar.

  • Jobi 38:7

    Satanai e sfidoi Jehovain para miliona engjëjve.

3 SFIDA E SATANAIT NUK KA PASUR SUKSES

«Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e vet.»​—Jeremia 10:23

Pse njerëzit kanë vuajtur kaq gjatë?

  • Isaia 55:9

    Njerëzit kanë provuar forma të ndryshme qeverisjesh, por nuk mund ta drejtojnë me sukses tokën pa Zotin.

  • 2 Pjetrit 3:9, 10

    Jehovai është i durueshëm dhe na ka lënë kohë që ta njohim e ta zgjedhim si Udhëheqësin tonë.

  • 1 Gjonit 3:8

    Jehovai do të përdorë Jezuin për të zhbërë gjithë dëmet e shkaktuara nga Satanai.

4 PËRDORE VULLNETIN E LIRË PËR T’I SHËRBYER JEHOVAIT

«Ji i mençur, biri im, . . . që të kem se ç’t’i përgjigjem atij që më sfidon.»​—Proverbat 27:11

Pse Jehovai nuk na detyron që t’i shërbejmë?

  • Proverbat 30:24

    Kafshët veprojnë nga instinkti, kurse neve Jehovai na ka dhënë vullnetin e lirë. Mund të vendosim nëse do t’i shërbejmë atij ose jo.

  • Mateu 22:37, 38

    Jehovai do që t’i shërbejmë nga dashuria.