1 KUSH ËSHTË ZOTI?

«Ti krijove gjithçka.»Zbulesa 4:11

Çfarë mund të na mësojë Bibla për Zotin?

  • Zbulesa 15:3

    Ai është i Plotfuqishmi, personi më i fuqishëm në univers.

  • Psalmi 90:2

    Ai ka ekzistuar gjithnjë.

  • Mateu 6:9

    Zoti është Ati ynë.

    Ai do që të kemi një jetë sa më të mirë.

  • Veprat 17:27

    Zoti dëshiron të bëhet mik me ne.

2 ZOTI KA NJË EMËR

‘Jehova është emri im në jetë të jetëve.’Dalja 3:15

Pse është i rëndësishëm emri i Zotit?

  • Psalmi 83:18

    Zoti na thotë se emri i tij është Jehova. «Zot» dhe «Zotëri» nuk janë emra. Ata janë tituj, si «mbret» dhe «president». Jehovai do që ta përdorësh emrin e tij.

  • Dalja 3:14

    Emri i tij do të thotë: «Ai shkakton të bëhet.» Meqenëse Jehovai krijoi gjithçka, ai mund të mbajë çdo premtim që bën dhe të plotësojë qëllimin e tij.

3 JEHOVAI NA DO

«Perëndia është dashuri.»1 Gjonit 4:8

Ç’do të thotë për ne që Perëndia është dashuri?

4 ZOTI INTERESOHET PËR TY

«Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të, sepse ai interesohet për ju.»1 Pjetrit 5:7

Nga e di se Zoti interesohet për ty?

  • Psalmi 37:9-11

    Ai premton se do t’u japë fund vuajtjeve dhe do të zhbëjë të gjithë dëmin e shkaktuar nga të këqijtë.

  • Jakovi 4:8

    Jehovai dëshiron që t’i afrohesh.

  • Gjoni 17:3

    Sa më shumë të mësosh për Zotin, aq më shumë do ta duash.