Për të mbajtur një mik, duhet të flasësh me të. Ti e dëgjon atë dhe ai të dëgjon ty. Gjithashtu, u thua gjëra të mira të tjerëve për të. Është po njësoj kur është fjala për të qenë mik me Perëndinë. Shqyrto çfarë thotë Bibla në lidhje me këtë:

Bisedo rregullisht me Jehovain në lutje. ‘Ngulmoni në lutje.’​—Romakëve 12:12.

Lexo Fjalën e Perëndisë, Biblën. «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr.»​—2 Timoteut 3:16.

Mëso të tjerët rreth Perëndisë. «Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga njerëz të të gjitha kombeve, . . . duke u mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar.»​—Mateu 28:19, 20.

 Afrohu me miqtë e Perëndisë. «Kush shkon me të urtët bëhet i urtë.»​—Fjalët e urta 13:20.

Ndiq mbledhjet në Sallën e Mbretërisë. «Le të interesohemi për njëri-tjetrin, që të nxitemi për dashuri dhe vepra të shkëlqyera, . . . duke inkurajuar njëri-tjetrin.»​—Hebrenjve 10:24, 25.

Ndihmo në mbështetje të veprës së Mbretërisë. «Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër të vet, jo me pahir ose me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.»​—2 Korintasve 9:7.