Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSIMI 14

Miqtë e Perëndisë e shmangin atë që është e keqe

Miqtë e Perëndisë e shmangin atë që është e keqe

Satanai i tundon njerëzit që të bëjnë gjëra të këqija. Personi që do të jetë mik me Perëndinë, duhet të urrejë atë që Jehovai urren. (Psalmi 97:10) Këtu jepen disa nga gjërat që shmangin miqtë e Perëndisë:

Mëkatet seksuale. «Nuk do të bësh tradhëti bashkëshortore.» (Eksodi 20:14, BR) Marrëdhëniet seksuale para martesës janë, gjithashtu, të gabuara.​—1 Korintasve 6:18.

Dehja. «As pijanecë . . . nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.»​—1 Korintasve 6:10.

Vrasja, aborti. «Nuk do të vrasësh.»​—Eksodi 20:13.

Vjedhja. «Nuk do të vjedhësh.»​—Eksodi 20:15.

Gënjeshtra. Jehovai e urren «gjuhën gënjeshtare».​—Fjalët e urta 6:17.

 Dhuna dhe zemërimi i pakontrolluar. «Këdo që do dhunën [Jehovai] me siguri e urren.» (Psalmi 11:5, BR) «Veprat e mishit [përfshijnë] . . . shpërthimet e zemërimit.»​—Galatasve 5:19, 20.

Bixhozi. «Të mos përziheni me këdo . . . që . . . është . . . lakmitar.»​—1 Korintasve 5:11.

Urrejtjet raciale dhe etnike. «Vazhdoni të doni armiqtë tuaj e të luteni për ata që ju persekutojnë.»​—Mateu 5:43, 44.

Gjërat që Perëndia na thotë janë për të mirën tonë. Nuk është gjithnjë e lehtë të shmangësh bërjen e gjërave të këqija. Me ndihmën e Jehovait dhe me ndihmën e Dëshmitarëve të tij, ti mund të shmangësh bërjen e gjërave që nuk i pëlqejnë Perëndisë.​—Isaia 48:17; Filipianëve 4:13; Hebrenjve 10:24, 25.